Lajme

Engel me kritika për Vuçiq: Izraeli kishte të drejtë që e njohu Kosovën

Ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, thotë se Izraeli kishte pasur të drejtë që ka njohur Kosovën, ndërsa ka përshëndetur veprimin e Kosovës që vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, njofton Shqip.com.

Derisa u shpreh i lumtur se Kosova respektoi këtë pikë të Marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, ai u shfaq kritik për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth marrëdhënieve me Izraelin.

Engel, me anë të një postimi në ‘Twitter’, tha se Vuçiq po minon marrëdhëniet me Izraelin vetëm që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem. Sidoqoftë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vuçiç është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm për ta që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai.

Këtij shkrimi, Engel ia bashkëngjiti artikullin e mediumit “Balkan Insight”, ku thuhej se presidenti serb po heziton të vendosë ambasadën në Jerusalem. Sipas këtij artikulli, Vuçiq, tha se Serbia do të vendosë kur dhe nëse do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe interesat e saj kombëtare.

“Izraeli, ndërkohë, e ka njohur Kosovën, ne po konsultohemi me amerikanët dhe BE-në, dhe ne do të veprojmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por edhe në përputhje me interesat e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli njohu Kosovën”, tha Vuçiç për medie.

Kosova ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars, disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022