Kulturë Kino

“Ëndrrat e Hamletit” prezantohet me sukses edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës, ‘Armmono’

Shfaqja teatrale nga Kosova “Ëndrrat e Hamletit” u zgjedh në Edicionin Jubilar – XX të Festivalit “Armmono” në mesin e shumë monodramave nga e mbarë bota.

Shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” u vlerësua lartë nga artdashësit nga Armenia si dhe pati kritika nga artistët ndërkombëtarë duke e cilësuar shfaqjen si ndër më të mirat në Festival.

Këtë e bëri të ditur vetë aktori dhe regjisori i shfaqjes Menor Zymberaj.

“Lartësimi në art është një fisnikërim, mision dhe punë e shenjtë! ËNDËRRAT E HAMLETIT po e ben këtë!”, ka shkruar ai.

Tutje Zymberaj tha se pas Kosovës, Ukrainës, Rumanisë, Dagestanit, Rusisë, Egjiptit, Moldavise, Maqedonisë, Bullgarisë shfaqja me sukses të lartë u prezantua edhe në Armeni në Festivalin Ndërkombëtar ARMMONO.

Regjinë dhe interpretimin e shfaqjes e ka realizuar aktori dhe regjisori, Mentor Zymberaj. Ndërsa tekstin e ka shkruar artistja Nina Mazur.