Kulturë Kino

“Ëndrrat e Hamletit”, në Festivalin Ndërkombëtar SOLOACT në Gabrovo të Bullgarisë

Shfaqja teatrale “Ëndrrat e Hamletit”, selektohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës SOLOACT në Gabrovo të Bullgarisë.

Shfaqja është e bazuar në veprën e Shekspirit “Hamleti, Princi i Danimarkës” me tekst të Nina Mazur dhe regji e interpretim të Mentor Zymberaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë regjisori Mentor Zymberaj në Facebook.

Zymberaj, ka shkruar se kjo shfaqje po vlerësohet në Arenën Ndërkombëtare, si ndër shfaqjet më të suksesshme.

Ndryshë në njoftim thuhet se kjo shfaqje është prezantuar edhe në Festivalet Prestigjioze në Ukrainë, Dagestan, Rumani, Egjipt, Rusi, Moldavi, Maqedoni.

“Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës.

Premiera e kësaj shfaqje është dhënë më 31 mars të vitit 2018 në Teatrin ‘’Dodona’’.