Rozë

Endri Çekiçi feston ditëlindjen, Megi Pojani habit me veprimin edhe pasi u kapën ‘’matt’’

Megi Pojani ka disa  javë që është duke u komentuar për jetën e saj private.

Ajo është në lidhje me futbollistin e kombëtares shqiptare, Endrit Çekiçi – lajm të cilin nuk e mohuan as pohuar asnjëri.

Dyshimet kanë lindur pasi dyshja janë parë bashkë në një restorante dhe me pas edhe kanë kaluar edhe pushimet.

Po ashtu thashethemet e shumta u vulosën pasi Megi u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol.

Ditën e sotme futbollisti feston ditëlindjen e tij, por ka munguar një urim nga Megi.

Në një intervistë së fundmi Megi u ngacmua në lidhje me lajmet që qarkullojnë në lidhje me të dhe futbollistin.

Ndonëse si gjithmonë refuzoi të përgjigjej duke thënë: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”

Kjo e fundit është komentuar shumë për raportin që ka me balerinin që është duke e shoqëruar në Dance with me.

/Shqip.com