Lajme Botë

“Ëndërra amerikane” për t’i ikur varfërisë – qidra emigrantë kapen në Meksikë

Emigrantët në Meksikë.

Emigrantët nga 12 vende ishin në mesin e 600 personave që u gjetën të fshehur në pjesën e pasme të dy kamionëve në Meksikën lindore të premten, shumica prej tyre nga Guatemala, tha të shtunën Instituti Kombëtar i Migracionit, raporton Reuters.

INM tha se 401 nga njerëzit ishin nga Guatemala, 53 nga Hondurasi, 40 nga Republika Domenikane, 37 nga Bangladeshi, 27 nga Nikaragua, 18 nga El Salvadori dhe tetë nga Kuba.

Në dy rimorkiot e zbuluara në shtetin Veracruz ishin gjithashtu gjashtë burra nga Gana, katër persona nga Venezuela, katër nga Ekuador, një burrë nga India dhe një tjetër nga Kameruni.

Kufiri SHBA-Meksikë.

Instituti tha se 455 nga emigrantët ishin meshkuj dhe 145 femra.

Personat e arrestuar ose do të dërgoheshin në shtëpi ose do t’u jepej mundësia për të rregulluar qëndrimin e tyre në Meksikë, shtoi ai.

Shumica e emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe pjesa tjetër e botës që hyjnë në Meksikë, drejtohen për në Shtetet e Bashkuara dhe thonë se po kërkojnë t’i shpëtojnë varfërisë ose dhunës në vendlindjet e tyre. /Shqip.com