Lajme

Ende pa nisur punë në Shqipëri, ZIRAAT BANK denoncohet se po zapton pronat e qytetarëve. Çfarë po ndodh në Tiranë (FOTO+VIDEO)

ZIRAAT BANK është Banka më e re që i shtohet sistemit bankar shqiptar. Por teksa ende nuk është hapur dega e parë e saj dhe pa nisur punë zyrtarisht, ZIRAAT BANK akuzohet se po zapton ballkonet e qytetarëve në Tiranë.

Pamjet që tregojnë banerat e reklamimit të bankës në banesat private të qytetarëve janë publikuar nga deputeti i PS, Erion Braçe.

“MU NE BLLOK KU FASADA, DRITARET, BALLKONET E TJETRIT PERVETESOHEN PA PIKEN E TURPIT! ZIRAAT BANK NUK MUND TA NISTE KESHTU! NUK MUND TI HYSH TE TJEREVE NE BALLKONET PRIVATE!

Shqip: NUK JANE AS TE QIRADHENESIT E AS TE BANKES QIRAMARRESE! Janë të banorëve të cilët NUK I KANË DHËNË BALLKONET E AS FASADËN PËR KËND!! Dhe, meqë POLICIA BASHKIAKE nuk sheh, shohin banorët dhe unë; çtë bëjmë, na ka zënë”, shkruan deputeti socialist.

Si erdhi në Shqipëri Ziraat? Banka turke zgjeron praninë në rajon…

Banka turke Ziraat Bank, një nga institucionet financiare më të mëdha në Turqi dhe në rajon, pritet të nisë aktivitetin edhe në Shqipëri, duke zgjeruar kështu praninë e saj në tregun bankar të Ballkanit.

Hyrja e Ziraat Bank në Shqipëri shihet si një hap i rëndësishëm për rritjen e konkurrencës në sektorin bankar dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Banka ka një eksperiencë të gjatë në financimin e bizneseve, projekteve infrastrukturore dhe sektorit të bujqësisë.

Ziraat Bank është një institucion me histori mbi 150-vjeçare dhe operon në shumë vende të botës, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh financiare për individë dhe biznese. Në rajonin e Ballkanit, banka ka tashmë praninë e saj në disa shtete, ku mbështet investimet dhe tregtinë mes vendeve.

Sipas burimeve nga sektori financiar, hyrja e kësaj banke në tregun shqiptar pritet të sjellë produkte të reja bankare, mundësi më të mëdha financimi për bizneset dhe alternativa shtesë për klientët.

/Shqip.com