Sport Ndërkombëtar

Ende pa skuadër

Adnan Januzaj

Ditët po kalojnë, por situata e Adnan Januzajt është e njëjtë: Pa skuadër.

Sulmuesi belg i ndau rrugët me Real Sociedad – në fund të sezonit të kaluar dhe ende nuk ka vendosur për te ardhmen.

Ai ishte në radarin e Napolit, West Ham United e shumë ekive tjera – ama ende nuk ka asnjë lëvizje.

Januzaj ishte pjesë Sociedadit – qysh nga viti 2017 – teksa zhvilloi 131 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.

Ai ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin e fundit, teksa është autor i tre golave.

27 vjeçari njihet për aftësitë e larta dribluese dhe imagjiatën që ka në fushën e gjelbër.

Së fundmi – ai u ftua edhe nga kombëtarja e Belgjikës – për ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Shqip.com