Sport Ndërkombëtar

Ende asnjë minutë për Depayn

Memphis Depay

Tri ndeshje, asnjë minutë – në fushën e gjelbër.

Memphis Depay ka mbetur në stolin e Barcelonës.

Sulmuesi holandez ishte golashënuesi më i mirë i Barçës – në sezonin e kaluar – me 12-të gola, por transferimi i Robert Lewandowskit në “Camp Nou” ka ndryshuar gjërat.

Interesim për të ka shprehur Manchester United, por ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.

Memphis ishte bashkuar – me katalunasit – në verën e kaluar – si transferim i lirë.

Teksa, paraprakisht ishte pjesë e Lyonit.

Ai ka kontratë me Barçën – deri në verën e vitit 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 35 milionë euro./Shqip.com