Rozë

Enca thumbon estradën: Numrat e klikimeve nuk po ju përshtaten

Enca Haxhiu

Këngëtarja Enca Haxhia po bën një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Nuk ka shumë kohë që nga lansimi i këngës së saj të re “KALLE”, e cila po pëlqehet shumë nga fansat e saj.

E mbrëmë kur ajo u pyet në Instagram se përse nuk blen klikime, ajo thumboi estradën me fjalët e saj.

“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90% e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen”, shkroi Enca.

E fansat menjëherë menduan se këtë përgjigje e kishte për këngët e reja që po publikohen, kryseisht për këngën e Noizyt dhe Loredanës “Heart Attack”, dhe për atë të Butrintit, Taynës dhe Mozzik “PARE”, ku këto dy palë konkurronin për shikueshmëri në Instagram e kishin mbi 1 milionë klikime në ditë. /SHQIP.com