Enca ironizon me shaka me kopertinën e albumit të Dafina Zeqirit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë albumin e saj më të ri.
Albumi titullohet” Dafina Moj”, dhe ka 14 këngë të cilat shumica janë bashkëpunime.
Ajo javën e kaluar ndau me fansat imazhet e kopertinës së albumit, ku shfaqet në një fushë me dele, teksa mban në duar një qengj të vogël.
E ky koncept si duket i ka rënë në sy këngëtares së njohur shqiptare, Enca Haxhia, e cila ka publikuar në InstaStory disa fotografi, ku shihet të ketë shijuar kohën në shoqërinë e një ambienti me kafshë.

Ajo shfaqet duke pozuar me një qengj në krah, pak a shumë në të njëjtin pozicion si Dafina në koopertinën e albumit.
“Foto për albumin tim ‘Encë moj’”, ka shkruar Enca me shaka në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka etiketuar kolegen e saj, Dafina Zeqiri.

Në anën tjetër, Enca ka anuluar të gjitha koncertet për këtë sezon, duke dashur që t’i kushtojë vetës më shumë rendësi.
Ajo ka treguar se në këtë kohë është duke dashur vetëm të pushoi./SHQIP.com