Rozë

Enca e zbulon se kush ishte mashkulli ‘misterioz’ me të cilin u shfaq në foto

Enca Haxhiu

Këngëtarja, Enca Haxhiu, po vazhdon të komentohet mjaft shumë në mediat rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, duke i mbajtur edhe ndjekësit aktiv po ashtu.

Së fundmi, ajo “ndezi” rrjetin social Instagram me një foto ku u shfaq në krahë të një mashkulli.

Reagime te menjëhershme pat nga ndjekësit e saj, mirëpo më vonë ajo zbuloi se nuk kishte diçka të vërtetë.

Enca vendosi ta bëjë të qartë ‘personin’ në fjalë, duke treguar se në të vërtetë fotografia është shkëputur nga puthja që i ka dhuruar një manekini dhe jo një personi të vërtetë.

Ajo vazhdimisht provokon dhe komentohet nga ndjekësit e saj.