Rozë

Enca e tepron pak si shumë, publikon video duke konsumuar lëndë narkotike

Këngëtarja Enca Haxhiu

Enca është prej këngëtareve që nuk e ka fare problem të sjell imazhe që nxisin reagime.

E një gjë të tillë e ka bërë së fundi në një imazh të postuar në Instastory, ku shihet duke konsumuar bari.

E veshur në bikini, Enca vërehet se po argëtohet mjaft shumë dhe nuk i bëhet vonë që këto imazhe të saj u bënë virale në rrjet.

Enca po ashtu në këtë sezonë ka anuluar të gjitha koncertet pasi që siç ka thënë edhe ajo dëshironte që t’i kushtojë më shumë kohë vetës.

Këngëtarja po ashtu ka treguar së shumë shpejt do të lansojë projektin e saj më të ri./SHQIP.com