Rozë

Enca befason fansat, anulon të gjitha koncertet për këtë sezonë

Këngëtarja, Enca Haxhiu

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka befasuar së fundmi fansat me një vendim që ka marrë, njofton Shqip.com.

Ajo ka njoftuar se këtë sezonë nuk do të jetë pjesë e mbrëmjeve muzikore.

Përmes një postimi në Instastory bukuroshja nga Shqipëria i është drejtuar fansave se do të takohen sezonin tjetër.

“Për te gjithë fansat qe mezi presin te me shohin ne koncerte, do shihemi shume shpejt sezonin tjetër. Mezi pres dhe unë.

Ps. Nuk do te jem ne Durrës sonte”, ka shkruar këngëtarja.

Se cila është arsyeja e këtij vendimi ende nuk dihet./SHQIP.com

Foto: Enca, Instastory