Lajme

EMRI/ Identifikohet 18-vjeçari që u vra me thikë në Tiranë

Identifikohet i riu që u godit me thikë gjatë një sherri mes disa personave në Tiranë dhe për pasojë humbi jetën.

Viktima është Aurelio Dervishi, 18 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen e Shkozës, pranë rrethrrotullimit.

I riu mori plagë të rënda me thikë dhe për pasojë ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sherri ka qenë i çastit midis dy grupeve të rinjsh. Në konflikt janë përfshirë disa persona, të paktën nga 3 në të dyja grupet.

Autorët e ngjarjes ende nuk janë arrestuar.

Policia jep detajet e para:

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com