Lajme

EMRAT/ Identifikohen 4 viktimat e aksidentit në Tepelenë

Një aksident me 4 viktima në bypass-in e Tepelenës pasditen e sotme tronditi vendin.

Bilanci tragjik erdhi si rrjedhojë e një përplasje mes tre automjeteve.

Lavdosh Bega, 62 vjeç, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, Lefteri Begaj, 57 vjeç, Riza Rapaj, 82 vjeç dhe Afërdita Meta, 85 vjeç, janë viktimat e kësaj tragjedie.

Të plagosur janë, Jani Meta rreth 60 vjeç, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij, Lavdie Meta, 63 vjeç.

Dy të plagosurit nga aksidenti tragjik kanë mbërritur te Spitali i Traumës në Tiranë.

Gjithashtu tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/Shqip.com