Sport Ndërkombëtar

Empoli raporton për lëndimin e mbrojtësit nga Kosova, Ardian Ismajli

Listës së gjatë të futbollistëve shqiptarë të dëmtuar i është shtuar së fundmi edhe mbrojtësi i Empolit, Ardian Ismajli.

Ky i fundit u dëmtua në sfidën e fundit përballë Sampdorias.

Së fundmi Empoli ka bërë me dije edhe problemin që futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka pësuar.

Një dëmtim në kofshën e majtë është evidentuar te problemi i Ismajlit.

Megjithatë, dëmtimi është i shkallës së ulët dhe mund të mos ta mbajë gjatë larg fushave.

Mjekët e Empolit kanë bërë me dije se situata e futbollisti nga Kosova do të vlerësohet në ditët në vijim.

/Shqip.com