Sport Ndërkombëtar

Empoli nuk e ndali Romën dot

Roma fiton ndaj Empolit

Gjashtë gola dhe një fitues.

Roma ka triumfuar në udhëtim te Empoli me rezultat 2-4.

Skuadra nga kryeqyteti italian ishte më kërkuese që nga fillimi i takimit – duke treguar që kanë udhëtuar vetëm për fitore.

Goli i parë në këtë takim u shënua kur po zhvillohej minuta e 24-të.

Autor ishte Tammy Abraham.

Goli i parë i shënuar nga Abraham

Shtatëgjati shënoi edhe një herë, pas nëntë minutave për të treguar pse e mban numrin nëntë në fanelë.

Deri me tani, Abrahami ka shënuar dhjetë gola, kurse është autor i tre asistimeve.

Për golin e qetësisë u përkujdes, Sérgio Oliveira, kurse për të shkuar në pushimin prej 15 minutave me rezultat 0-4 u përkujdes Nicola Zaniolo.

Në anën tjetër, vendasit arritën që të shënojnë dy herë deri në fund të takimit, me anë të Andrea Pinamonti dhe sulmuesit shqiptar, Nedim Bajrami.

Bajrami po kalon formë mjaftë të mirë në këtë kampionat, pasi ka shënuar gjashtë gola, teksa është autor i dy asistimeve.

Goli i shënuar nga Bajrami

Pas kësaj fitore, Roma gjendet në vendin e gjashtë – me 38 pikë të grumbulluara.

Pesë më pak se Atalanta që gjendet në vendin e katërt – që mbetet synimi kryesor i romakëve.

Kurse, Empoli pozicionohet në vendin e 12-të. /Shqip.com