Sport Ndërkombëtar

Empoli – Juventus, publikohen formacionet zyrtare

Skuadra e Juventusit është mysafir i Empolit për duelin që luhet në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në Stadio Carlo Castellani.

Në rast se fiton sonte, Zonja e Vjetër e siguron vendin e dytë, që i rrezikohet nga Lazio, Interi dhe Milani.

Empoli tashmë ka siguruar mbijetesën në Serie A, por nuk do të thotë që ata nuk do të luftojnë sonte për pikët e plota.

Formacionet zyrtare:

Empoli: Vicario; Ebuehi, Ismajli, Luperto, Parisi; Grassi, Bandinelli; Akpa-Akpro, Fazzini, Cambiaghi; Caputo.

Juventus: Szczesny, Gatti, Bremer, Sandro, Barbieri, Rabiot, Locatelli, Mireti, Kostic, Milik, Vlahovic.

/Shqip.com