Sport Ndërkombëtar

Emocionuese: Vajza e Peles e publikon foton e fundit me legjendë

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.

Pele vdiq në moshën 82-vjeçare.

Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.

Vajza e Peles, Kely Nascimento ka publikuar fotografinë e fundit me legjendën.

“Gjithçka që jemi është falë jush. Të duam pafundesisht. U prefsh ne paqe”, shkroi Kely Nascimento.

/Shqip.com