Sport Shqiptar

Emocionuese: Futbollisti i Prishtinës golin e shënuar ndaj Gjilanit ia dedikon babait të ndjerë

FC Prishtina dhe SC Gjilani kanë barazuar 2:2 në përballjen e javës së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Shqip.com.

Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga Albin Prapashtica në minutën e 41-të, derisa pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:0.

Në fillimin e pjesës së dytë Gjilani ia arriti të barazojë me Albert Dabiqajn që shënoi për 1:1 (57′).

Prishtina u lëshua në sulm për të kërkuar golin e epërsisë, ku Albin Prapashtica rrezikoi dy herë, ku në njërin e rast goditi edhe shtyllën.

Nuk vonoi shumë dhe Prapashtica shënoi me një goditje të fuqishme nga brenda zonës për 2:1 në minutën e 63-të.

Mysafirët nga Gjilani i barazuan shifrat në 2:2 në minutën e 74-të me një gol të realizuar sërish nga Albert Dabiqaj.

Shabani golin e parë të këtij edicioni në fanellën “bardhekaltër” ia ka dedikuar babait të tij që tashmë nuk jeton më.

“Na mungon babë, kjo është për ty”, ka shkruar Shabani në gjuhën angleze në një postim të bërë ditën e sotme në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, Prishtina dhe Gjilani me nga 23 pikë mbajnë pozitat tre dhe katër në renditje.

/Shqip.com