Sport Shqiptar

Emma Obryan – “MVP” e javës së katërt në Ligën Unike

Ema Obryan

Paraqitja fenomenale ndaj Bashkimit – iu shpërblye.

Emma Obryan është shpallur “MVP” e javës së katër në Ligën Unike.

Obryan ishte e jashtëzakonshme në takimin që Flamurtari e fitoi me rezultat 68-70, kundër Bashkimit.

Ajo shënoi 25 pikë, asistoi 12-të herë, ndërsa bëri edhe 11-të kërcime.

Ky ishte edhe një sinjal – që Emma mund të jetë një ndihmesë e madhe për skuadrën e Flamuratarit – gjatë vazhdimit të këtij kompeticioni.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "LIGA UNIKE MVP XHIRO4 COHL'S FSHB EMMA OBRAYN 25 PIKE, 11 KERCIME, 12 ASISTIME"
Statistikat e Emmas

Deri në fund të kampionatit, duket që do ketë një garë të fortë si në nivelin individual – ashtu edhe në atë ekipor.

Ndeshje të mira në këtë xhiro zhvilluan edhe Rael Whitsitt dhe Sarah Mgbeike.

Basketbollistet me statistikat më të mira gjatë kësaj jave:

Emma Obrayn (Flamurtari) 25 pikë, 11 kërcime, 12 asistime.
Rael Whitsitt (Penza) 32 pikë, 13 kërcime, 2 asistime.
Sarah Mgbeike (Prishtina) 32 pikë, 18 kërcime, 1 asistim.
Arbnore Përquku (Prishtina) 29 pikë, 10 kërcime, 7 asistime.
Mia Long (Penza) 29 pikë, 3 kërcime, 3 asistime.