Lajme Ballkan

Emisari gjerman mban fjalim për bombardimin e Beogradit nga Gjermania naziste

I dërguari i Gjermanisë për çështje të Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin
I dërguari i Gjermanisë për çështje të Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë vizitës së tij në Beograd ka mbajtur një fjalim ku foli për bombardimin e Beogradit nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë fjalim, Sarrazin çoi mesazhin që duhet të ndodhë përballja me të kaluarën.

“83 vjet më parë më 6 prill 1941 Beogradi u sulmua nga Gjermania naziste. Bombardimet shkatërruan Bibliotekën Kombëtare, duke fshirë thesare të paçmueshme kulturore serbe. Ne duhet ta përballemi me të kaluarën tonë me ndershmëri për të ndërtuar një të ardhme drejtësie, pajtimi dhe mirëkuptimi reciprok”, ka thënë Sarrazin.

/Shqip.com