Lajme

Emisari britanik takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në vend

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua sot me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, “ata shkëmbyen mendime mbi trendet më të fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it dhe angazhimin e përditshëm të tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në rajon”.

/Shqip.com