Sport Ndërkombëtar

Emiri i Katarit u kundërpergjigjet kritikave për Kupën e Botës

Katari është përballur me kritika të mëdha që kur u përcaktua si organizator i Kupës Botërore 2022.

Siç raporton Reuters, Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al-Thani në një fjalim televiziv tha se disa prej kritikuesve kanë arritur të shpifin.

“Ne e trajtuam situatën që nga fillimi me besim të mirë. Ne bile i konsideruam disa nga kritikat si pozitive dhe konstruktive,” tha ai.

Tutje, ai tha se fushata për kritika dhe ‘shpifje’ po vazhdon të zgjerohet.

“Por na duket se fushata po vazhdon e zgjerohet dhe përmban shpifje dhe standarde të dyfishta.

Organizata për të Drejtat e Njeriut akuzon Katarin për abuzim me njerëzit – SHQIP.com

Një muaj para fillimit të Kupës së Botës në Katar, Organizata për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) akuzoi policinë e këtij shteti për arrestimin dhe abuzimin e njerëzve që bëjnë pjesë në komunitetin LGBTQ.

HRW tha në një raport të lëshuar  të hënën se dokumentoi gjashtë raste të rrahjes së rëndë dhe të përsëritur dhe pesë raste të ngacmimeve seksuale në paraburgim policor midis 2019 dhe 2022.

Rasti i fundit ka ndodhur në shtator, shkruan Spiegel Sport.

Aktet homoseksuale janë të paligjshme në Katar dhe mund të dënohen deri në shtatë vjet burg.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, katër gra trans, një grua biseksuale dhe një burrë homoseksual raportuan se ishin mbajtur në një burg në kryeqytetin Doha nga anëtarë të ministrisë së brendshme të Katarit.

Forcat e sigurisë kanë dhunuar verbalisht të arrestuarit, i kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë goditur me grushte e shkelma. Të arrestuarit nuk u akuzuan.

Katari mohoi akuzat.

/Shqip.com