Rozë

Emina Cunmulaj: Ftojeni Sabri Fejzullahun ose Dino Merlinin në vend të Bregoviqit

Modelja, Emina Cunmulaj dhe këngëtari serb, Goran Bregoviq,

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj ka reagur për ftesën që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

Sipas Cunmulajt më mirë do të ishte të ftohej legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu dhe legjenda e muzikës në Ballkan, Dino Merlin sesa Bregoviqin.

“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do i ishte dorëzuar çelësi i Tiranës”, ka shkruar Cunmulaj në një Instastory.

“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, ka shkruar modelja duke ia bashkangjitur një video të Dino Merlinit.

Kujtojmë se Goran Bregoviq do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.

Në anën tjetër, Capital T e Dafina Zeqiri tashmë kanë anuluar prezencen e tyre në këtë festë.

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar Capital T./SHQIP.com