Lajme

“Emigrantët”, Rama flet për “RAI3”: Shqipëria nuk përfiton asgjë nga marrëveshja me Italinë

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë marrëveshjes së emigrantëve me Italinë.

Nga tapeti i kuq i Pallatit të Kongreseve ku po qëndronte në këmbë për të pritur mysafirët e Tiranës që do të jenë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama ka komentuar paktin me qeverinë “Meloni”.

Marrëveshja parashikon që emigrantët e paligjshëm të cilët do të zbarkojnë në brigjet italiane, do të akomodohen në Shëngjin të Shqipërisë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror italian “RAI 3” Rama bëri me dije dhe përfitimet e Shqipërisë në këtë ndihmë që po i jep Italisë.

Shqipëria nuk përfiton asgjë nga kjo marrëveshje”, theksoi prerë Edi Rama.

/Shqip.com