Sport Ndërkombëtar

Emery tregon kush është trajneri më i mirë në botë

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka folur për suksesin e bashkatdhetarëve të tij Josep Guardiola dhe Mikel Arteta në Ligën Premiere.

“Një trajner bëhet i respektuar përmes fitoreve. Pep dhe Mikel fitojnë ndeshje, ndaj respektohen. Por pa fitore, nuk mund të kesh sukses, pavarësisht se çfarë stili luan. Disa besojnë se Guardiola nuk pati sukses në diçka, por unë e shoh atë si një specialist të jashtëzakonshëm. Puna e tij ka ndikuar shumë prej nesh. Pep është trajneri më i mirë që kam parë ndonjëherë”, tha Emery në një intervistë për Diario AS.

Dy trajnerët e përmendur më lartë, Mikel Arteta e Pep Guardiola, kryesojnë renditjen në kampionatin anglez me skuadrat e tyre Arsenal, respektivisht Manchester City.

/Shqip.com