Emërohet inspektori i përgjithshëm i AKI-së
Si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është emëruar Kujtim Shala.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidentes përmes një njoftimi për media.
“Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZP-së.
Emërimi i Shalës ka ardhur pas dorëheqjes së Burim Ramadanit nga e njëjta pozitë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë”.
Osmani dhe Kurti kanë falënderuar Ramadanin për shërbimin e tij në AKI që nga viti 2019 kështu, duke i uruar edhe suksese.
/Shqip.com