Lajme

Emërohet bordi i ri i OSHP-së

Deputetët e pozitës kanë arritur që të votojnë bordin e ri të OSHP-së.

61 deputet kanë votuar pro për emërimin e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Po ashtu janë bërë të ditur edhe emrat e anëtarëve të bordit .

Emrat e votuar janë Vjosa Gradinaj – Mexhuani e cila o zgjodh kryetare, Nita Bejta anëtare, Kimete Berisha anëtare, Vedat Poterqoi anëtar dhe Agon Ramadani anëtar.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ligji për Prokurim Publik e ka obliguar qeverinë që t’i bëjë propozimet për kandidatë për bordin e OSHP-së, teksa shtoi se për herë të parë komisioni ka pasur në përbërje njohës e ekspertë të jashtëm, specifikisht në fushën e prokurimit dhe financave.

OSHP-ja ishte pa bord udhëheqës gati që një vit./Shqip.com