Lajme

Emërohet bordi i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave

Qeveria e Kosovës ka miratuar Bordin e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se Avni Ramadani është emërtuar si kryesues i bordit të kësaj kompanie, ndërsa anëtarë janë emëruar : Mirlinda Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toçi, Bashkim Pllana dhe Goran Lazoviq.

Të gjithë të emëruarit kanë mandat trevjeçar./SHQIP.com