Lajme

Emërohen disa drejtorë në Mitrovicë të Veriut

Erden Atiq - Kryetar i Mitrovicës së Veriut
Erden Atiq - Kryetar i Mitrovicës së Veriut

Kreu i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka emëruar katër drejtor.

“Sot Jeton Rrahmanin e kam emëruar Drejtor të Drejtorisë për Komunitete Lokale dhe Kthim. Jetoni është studiues i drejtësisë, vjen nga radhët e komunitetit egjiptian. Aktivizmi i tij i gjatë me bazë në komunitet ka bërë që të njoh për së afërmi çështjet social-ekonomike të komuniteteve. Sot kam emëruar Drejtoreshën për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi znj. Shenaj Llapashtica. Shenaji ka studiuar arkitekturë në Mimar Sinan Fine Arts University në Stamboll në Turqi. Shenaj Llapashtica ka përvojë pune shumëvjeçare në drejtorinë e kadastrit dhe urbanizmit. Sot kam emëruar Drejtor të Arsimit z. Vid Janicijevic. Z. Janicijevic eshte studiues i historisë dhe arkeologjisë. Sot kam emëruar Drejtoreshën e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj. Anesa Çollakoviq. Anesa ka përfunduar studimet master në zhvillimin ndërkombëtar në Ohio University në SHBA dhe ka përvojë me organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare në fushën e kulturës rinisë dhe sportit”, ka njoftuar Atiq.

Ndërkohë, ka bërë të ditur se gjatë vizitës bërë adimistratës së komunës ka thënë se ata janë mekanizmi i funksionimit të shërbimeve për qytetarët.

“Do të bëjmë gjithçka që së bashku shërbimet tona të jenë më të mëdha, më efikase e më të shpejta. Komunën do ta bëjmë vendin që shërben për qytetarët”, ka deklaruar kreu i komunës së Mitrovicës së Veriut.

/Shqip.com