Sport Ndërkombëtar

Emërllahu tregon kur do të marrë vendimin për të ardhmen

Mesfushori Lindon Emërllahu vlerësoi maksimalisht paraqitjen e Ballkanit ndaj Ludogorets dhe tha se ky grup futbollistësh është shumë i fortë dhe mund të shkojë shumë larg.

“Besoj se me ndeshjen ndaj Ludogorets, treguam se është e mundur gjithçka. Me këtë grup që kemi, jemi shumë më të fortë dhe kemi arritur një nivel më lart. Jemi më agresivë, dimë të mbrohemi më mirë dhe ta ruajmë topin. Jemi rritur shumë, krahasuar me një vit më parë”, tha mesfushori.

Për Lindon Emërllahun nuk kanë munguar zërat e merkatos, megjithatë mesfushori deklaroi se do të mendojë për të ardhmen vetëm pas aventurës evropiane me Ballkanin.

/Shqip.com