Kulturë

Elvira Dones, pjesë e Europe House

Elvira Dones, shkrimtare
Elvira Dones, shkrimtare

Sot në Europe House, në Tiranë, organizohet takimi me shkrimtaren Elvira Dones, e cila është e ftuara e dytë e ciklit “Me fjalë të tjera”.

Dones do të do të bisedojë me Fabio Rocchi, profesor universiteti dhe autor i monografisë “Zërat e parë të italofonisë shqiptare”.

Kjo bisedë është në kuadër të një sërë takimesh me zërat më interesantë të letërsisë artistike italiane, me origjinë shqiptare dhe vjen si një bashkëpunim mes Institutit Italian të Kulturës dhe Europe House.

Elvira Dones është një shkrimtare dygjuhëshe shqiptare dhe italiane; ka shkruar shtatë romane, dy përmbledhje tregimesh, disa skenarë dhe ka realizuar një seri dokumentarësh për RSI – Radio Televizionin Zviceran.

Takime të këtij lloji u mundësojnë lexuesve njohjen më të mirë të shkrimtarëve të larguar nga Shqipëria vite më parë dhe që janë protagonistë të një përvoje intelektuale intensive jashtë vendit. Më herët në Europe House është zhvilluar takimi me Ornela Vorpsin ndërsa pas Elvira Dones do të vijnë Gazmend Kapllani dhe Anilda Ibrahimi.

/Shqip.com