Rozë

Elvana Gjatës i ndodh e papritura në palestër, publikohet video

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të pëlqyera në industrinë muzikore.

Pas një pauze të gjatë, Elvana është rikthyer me hite të një pas njëshme duke fuqizuar pozitat e saj në tregun muzikor.

Por përveç muzikës, Elvana është tejet e angazhuar edhe në palestër ku këtë e dëshmojnë edhe linjat trupore të tonifikuara.

Mirëpo, në një video që ka publikuar këngëtarja ajo është goditur nga mikesha e saj teksa po stërviteshin bashkë, duke përfunduar e shtrirë në tokë.

Ju kujtojmë që para disa kohësh Elvana Gjata publikoi në Instagram dy foto nga pjesëmarrja e saj në sfilatën e Valdrin Sahitit me emrin “Zote”. Sikurse e pamë artistja shkëlqeu me fustanin e saj duke marrë goxha vëmendje.

Mirëpo, ajo që nuk pamë ne është ajo që ndodhi në festën e organizuar pas sfilatës.
Në postimin e saj Elvana vendosi një foto nga tapeti i kuq dhe një foto nga makina ku shihet se është rrëzuar me këmbët brenda makinës dhe duart në tokë./Shqip.com