Kulturë

Elton John nuk do të këndojë më në “diktaturën e Putinit”

Performanca në ahengje private të organizuara nga oligarkët rusë ka qenë prej kohësh një punë fitimprurëse për shumë yje të popit. Robbie Williams, Christina Aguilera, Jennifer Lopez, Sting dhe shumë të tjerë.

Por, pas sulmit rus në Ukrainë, yjet hoqën dorë nga biznesi i tyre me Rusinë.

Elton John dhe grupi rok Deep Purple kanë njoftuar se nuk do të mbajnë më koncerte për njerëzit e lidhur me regjimin e Putinit, shkruan Time News.

Elton John është një kundërshtar i Putinit, sepse diktatori rus ka një urrejtje obsesive ndaj homoseksualëve. “E urrej atë”, thirri ai javën e kaluar teksa ia dedikoi këngën e tij “Don’t Let the Sun Go Down on Me” popullit të Ukrainës në një koncert në Shtetet e Bashkuara.

Më parë grupi kishte deklaruar se janë grup jopolitik, dhe se në asnjë mënyrë qëllimet e tyre nuk kanë qenë ndonjëherë politike.

Por së fundmi, ata kanë dënuar sulmin rus në Ukrainë.

“Ne dënojmë ushtrinë e Putinit për mizoritë kundër burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm në Ukrainë. Dhe ne u kërkojmë falje fansave tanë rusë dhe ukrainas që shfaqjet janë anuluar”, ka njoftuar grupi.

Grupi gjithashtu njofton se tastieristi Don Airey i ka kthyer autografin që mori në një darkë në rezidencën e presidentit rus Medvedev në 2011.