Kulturë

Elton John do të performojë në Shtëpinë e Bardhë 

Këngëtari Elton John do të performojë në Shtëpinë e Bardhë.

John do të përformojë për një mbrëmje të titulluar “Një natë kur shpresa dhe historia rimojnë”.

Sipas njoftimit, ngjarja do të festojë fuqinë shëruese të muzikës, do të lavdërojë jetën dhe veprën e Elton John si dhe do të nderojë mësuesit, infermierët, punëtorët e vijës së parë, studentët dhe avokatët. Presidenti amerikan ka një lidhje të hershme më këngët e artistit.

Në vitin 1998, John u ftua nga Presidenti i atëhershëm Bill Clinton në një darkë shtetërore për kryeministrin e atëhershëm britanik, Tony Blair.

Titulli i ngjarjes të së premtes vjen nga një varg në poezinë e Seamus Heaney, “The Cure of Troy”.   Biden e ka përmendur shpesh Heaney-n si poetin e tij të preferuar.