Rozë

Elsa Lila rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH

Ka filluar edicioni i 61-të i Festivali i Këngës në Radion Televizionin Shqiptar.

Në natën e dytë të festivalit, ka përformuar edhe këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila kishte kohë që ishte jashtë syrit të publikut.

Lila ka përformuar këngën “Evita”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë.

Në këtë edicion të festivalit, janë përzgjedhur 26 këngë.

Ndërkaq, është bërë e ditur se kënga fituese do të zgjidhet nga vetë publiku me anë të SMS.

Kujtojmë që konkursi i këngës “Eurovision” do të organizohet në Liverpool vitin e ardhshëm.

/Shqip.com