Lajme Botë

Elon Musk u kërkon amerikanëve të votojnë republikanët

Pronari i rrjetit social Tuitter, Elon Musk, u ka kërkuar audiencës prej më shumë se 100 milionë ndjekësish në platformën e kësaj media sociale, që të votojnë për republikanët.

“Fuqia e përbashkët frenon ekseset më të këqija të të dyja palëve, prandaj rekomandoj votën për një Kongres Republikan, duke pasur parasysh se Presidenca është Demokratike”, shkroi Musk.

Musk, i cili gjithashtu shërben si drejtor ekzekutiv i Tesla-s, ndërhyri sërish me një koment, duke vënë në dukje se votuesit e pavarur janë shpesh vendimtarë.

“Demokratët e fortë apo republikanët nuk votojnë kurrë për palën tjetër, kështu që votuesit e pavarur janë ata që në fakt vendosin se kush është në krye!” tha ai në një postim tjetër në Tuitter.

Këto komente vijnë vetëm një javë më pas nga kritikat e presidentit Joe Biden, për blerjen e Tuitter-it nga Musk, duke thënë se ai “mbjell gënjeshtra në të gjithë botën”.

/Shqip.com