Teknologji

Elon Musk paralajmëron implant që do t’u mundësojë të verbërve të shohin

Neuralink, kompania fillestare e një prej njerëzve më të pasur në botë, tani mund të mburret me një tjetër arritje të rëndësishme.

Elon Musk ka zbuluar se kompania e tij u ka mundësuar majmunëve të verbër të shohin duke përdorur teknologjinë speciale të çipit të trurit, raporton Euronews.

“Implanti Blindsight tashmë funksionon te majmunët. Rezolucioni do të jetë i ulët në fillim, si grafika e hershme e Nintendo-s, por përfundimisht mund të kalojë shikimin normal të njeriut”, tha Musk dhe njoftoi se ky çip do të mundësojë të verbërit dhe ata që nuk shohin plotësisht.

Musk theksoi se “asnjë majmun nuk ka vdekur apo është lënduar rëndë nga këto pajisje”.

Ai e bëri këtë pikë në veçanti, me sa duket sepse Neuralink është përballur me kritika si nga rregullatorët ashtu edhe nga grupet e të drejtave të kafshëve për trajtimin e majmunëve që janë një pjesë kyçe e punës eksperimentale të kompanisë.

Përveç implantit të përmendur, një tjetër çip i krijuar në kompaninë e Musk po merr një vëmendje të veçantë.

I quajtur “Telepathy”, çipi i lejon përdoruesit të kontrollojnë kompjuterët me mendjen e tyre.

/Shqip.com