Teknologji

Elon Musk kërcënon me padi Microsoft-in

Elon Musk

Shefi i Twitter, Elon Musk ka kërcënuar se do të padisë Microsoft-in, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga kompania e tij e mediave sociale pa leje.

“Ata stërviteshin ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter. Koha për një padi”, tha multi-miliarderi në një postim në Twitter.

Musk po i përgjigjej planit të Microsoft për ta larguar Twitter-in nga platforma e tij e reklamave të korporatave.

Ai nuk dha detaje apo prova të tjera për të mbështetur pretendimin.

Microsoft nuk pranoi të përgjigjej për BBC të enjten.

Më herët, kompania tha në një njoftim se platforma e saj e reklamave “nuk do të mbështesë më Twitter” nga e marta më 25 prill.

/Shqip.com