Teknologji

Elon Musk humb betejën ligjore, detyrohet të kthejë miliona dollarë

Elon Musk bashkë me anëtarët aktual dhe ish-anëtarët e bordit të Tesla-s, do të kthejnë 735 milionë dollarë për të zgjidhur pretendimet se ata e kanë mbipaguar veten masivisht, ka raportuar Reuters.

Marrëveshja e arritur, përfundon një sagë që filloi në vitin 2020 dhe që rrjedh nga një padi e ngritur nga një fond pensioni i policisë dhe zjarrfikësve, që sfidonte opsionet e aksioneve të dhëna bordit të Tesla-s, duke filluar nga viti 2017.

Drejtorët gjithashtu ranë dakord të mos marrin kompensim për vitet 2021, 2022 dhe 2023, dhe të ndryshojnë mënyrën e llogaritjes së kompensimit.

Bordi aktual i Tesla përfshin Elon Musk, vëllain e tij Kimbal, manjatin e Fox News, James Murdoch, bashkëthemeluesin e Airbnb, Joe Gebbia dhe ish-CTO Tesla JB Straubel.

Çështja është e ndarë nga një padi e ngritur nga aksionarët kundër një pakete kompensimi prej 56 miliardë dollarësh të dhënë për drejtorin Elon Musk.

Institucioni që merret me pensionin e policisë dhe zjarrfikësve të qytetit të Detroitit, akuzoi bordin e Tesla se i dha vetes kompensim të padrejtë dhe të tepruar në formën e 11 milionë opsioneve të aksioneve midis 2017 dhe 2020, duke thënë se i ka tejkaluar rëndë normat për një bord të korporatës.

Shlyerja prej 735 milionë dollarësh do t’i kthehet Teslës në atë që quhet “padi derivative” – më e madhja e dhënë ndonjëherë nga Gjykata në Delaëare.

Tesla argumentoi se opsionet e aksioneve u përdorën për të siguruar që stimujt e Drejtorit ishin në përputhje me qëllimet e investitorëve.

Ndërkohë, Tesla nuk ka komentuar ende për këtë aferë, por në dokumentet e gjykatës, thuhet se kompania amerikane se ra dakord të vendoste për të eliminuar rrezikun e proceseve gjyqësore në të ardhmen.

Drejtori i Tesla-s, Elon Musk është duke luftuar një padi të veçantë për të mbrojtur paketën e tij të pagave prej 56 miliardë dollarësh.

Ai u soll nga aksioneri Richard Tornette, i cili pretendoi se “granti më i madh i kompensimit në historinë njerëzore” iu dha Musk, edhe pse ai nuk u përqendrua plotësisht te Tesla.

Në vitin 2020, ai mori të parin përfitim nga 12 pagesat prej 700 milionë dollarësh, si pjesë e asaj pakete.

/Shqip.com