Teknologji

Elon Musk bën thirrje të pezullohet zhvillimi i sistemeve të inteligjencës artificiale

Fotografia: Rebecca Lewington/Reuters

Miliarderi Elon Musk, një grup ekspertesh të AI dhe drejtues të industrisë po bëjnë thirrje që të ëhet një pauzë disa mujore në zhvillimin e të gjitha sistemeve të GPT-4 të sapo lansuara nga Open AI.

Kjo u bë me anë të një letre të hapur duke u përmendur edhe rreziqet e mundshme për njerëzimin.

Letra, e cila u publikua nga Instituti jofitimprurës Future of Life dhe e nënshkruar nga më shumë se 1000 njerëz, përfshirë Elon Musk, bën thirrje për një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të avancuar derisa ato të zhvillohen, zbatohen dhe testohen nga ekspertë të pavarur, shkruan The Guardian.

“Muajt e fundit kanë parë laboratorët e IA-së të kyçur në një garë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe vendosur mendjet gjithnjë e më të fuqishme dixhitale që askush – madje as krijuesit e tyre – nuk mund t’i kuptojë, parashikojë, ose kontrollojë në mënyrë të besueshme,” thotë letra.

“Sistemet e fuqishme të IA duhet të zhvillohen vetëm sapo të kemi besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të administrueshme.”

Letra detajon rreziqet e mundshme për shoqërinë dhe kulturën nga sistemet e AI dhe u bën thirrje zhvilluesve të punojnë me politikëbërësit dhe rregullatorët e qeverisjes.

/Shqip.com