Lajme

Eliza Hoxha i reagon Mimoza Kusarit: Çka me të thanë tjetër ty? Shpirtngushtë!

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, e cila sot njoftoi se ka vizituar Rexhep Selimin në Hagë, ndërsa ish-krerët e tjerë të UÇK-së, nuk i përmendi me emra, por iu referua me ‘të tjerët’.

Hoxha përmes një shkrimi në Facebook e quajti shpirtngushtë Mimoza Kusari-Lila, e cila thotë se nuk pati guxim t’i përmend ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

“‘Mimoza Kusari” dhe të tjerët e UÇK-së… Ehhhhh…. Duhet shumë shpirtëngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend “këta të tjerët” si i quan sot Mimozë” e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta… Çka me të thané tjetër ty …Kurgjo, ama bash kurgjo… As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njejtë e cila ju tjetërson përditë”, ka shkruar ajo në Facebook.

/Shqip.com