Elita Rudi tregon se a e ka takuar ish të dashurën e Gjikos

Moderatorja, E lita Rudi është shumë aktive në rrjete sociale duke u treguar kështu e afërt me fansat e saj pas largimit përkohësisht nga televizioni.
Ajo së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka pranuar pyetje nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj të shumtë.
Moderatorja shumicën e pyetjeve i ka marrë për bashkëshortin e saj, Gjikon, ku theks të veçantë ishin ato për xhelozinë, ku njëra nga to e ka pyetur nëse e ka takuar ish të dashurën e Gjikos.

“Po kam takuar (nuk di gjë)”, është përgjigjja e moderators e shoqëruar më të qeshura.
Më tej, ajo sërish është pyetur nëse është xheloze ndaj ish të dashurave të Gjikos, por ajo ka thënë se s’ka pse të jetë, pasi ai tani është bashkëshorti i saj, dashuria e saj.
“Pse more me kon xheloze për ish femrat e bashkëshortit, kur ai është bashkëshorti jem, dashuria ime”, tha Elita Rudi.

Ndryshe, Elita dhe Gjiko ka vite që janë martuar, dhe tanimë kanë dy fëmijë, një djalë dhe vajzë.
Ajo së fundi në “Për’puthen Prime” ka thënë se shumë shpejt do të rikthehet në televizion, pasi që është duke i munguar shumë.
“Unë po punoj në heshtje për shumë gjëra në të njëjtën kohë kështu që keni durim që secilën do iu zbuloj në momentin e duhur. Ju dua shumë faleminderit që gjithmonë me mbështetni në secilin drejtim që marr!, ka deklaruar ndër të tjera Elita.SHQIP.com