Rozë

Elita Rudi tregon se a do ta zëvendësojë Bora Zemanin në “Për’puthen”

Bora Zemani siç është bërë e ditur prej ditësh nuk do të jetë më prezantuesja e Për’puthen.

Por kjo nuk e ka ndëshkuar të jetë jashtë ekranit, pasi që Bora do të jetë prezantuesja e edicionit të radhës të “Dancing with the stars”.

Derisa pas largimit nga Për’puthen po përflitet goxha shumë se mund të jetë Elita ajo që do t’ia zë vendin Borës.

Bora Zemani

Në emisionin e mëngjesit në T7 Elita dha përgjigjen e shumëpritur.

“Ka pas shumë thashetheme, edhe “Big Brother Kosova” edhe “Për’puthen”, unë s’kom qef me vazhdu një bisedë që s’ka me ndodhë”, u shpreh ajo.

Përndryshe, Elita është bashkëshortja e reperit Gjiko dhe bashkë kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./Shqip.com