Rozë

Elita Rudi shfaqet si Kim Kardashian

Moderatorja e njohur shqiptare Elita Rudi, është mjaft e komentuar në mediat rozë.

Ajo merr shumë vëmendje edhe nga ndjekësit e saj.

Ku së fundmi Rudi është shfaqur në një fustan të gjatë ngjyrë argjendi, e cila siç shihet është inspiruar Kim Kardashian.

Fustani i Kardashian ka qenë i markës ‘Versace’, gjersa për dukjen e Rudit u përkujdes kreatori Valdrin Sahiti.

Në fotografitë që ka shpërndarë në rrjete sociale, bukuroshja nga Gjakova është cilësuar si ‘Kim Kardashian shqiptare’.

Krahas kësaj, nëna e dy fëmijëve besohet se shumë shpejt do të rikthehet në ekran.