Rozë

Elita Rudi reagon pas tensioneve në Post BBV

Përplasjet në mes të ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova janë duke vazhduar.

Kjo u vërejte edhe në Post Big Brother, ku siç duket tensionet dhe inatet në mes tyre nuk kanë përfunduar.

Për këto situata ka reaguar edhe moderatorja e këtij emisioni, Elita Rudi.

Elita përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, ka thënë se Post BBVK ishte një natë e mbushur me tensione dhe ka pasur momente kur ka mbetur pa fjalë si pasojë e “mos edukatës” të disa prej ish konkurrentëve pjesëmarrës në spektakël.

“Ka ardhur koha me i thënë dy fjalë pas bujës që la ‘Post Big Brother’. Unë jam shumë rehat me mënyrën se si e kam superu programin, dinamikat dhe krejt të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tensione”, ka qenë një pjesë e reagimit të Elitës.

/Shqip.com