Rozë

Elita Rudi, pjesë e Big Brother VIP Kosova

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Elita Rudi do të jetë pjesë e formatit të ri në Kosovë, Big Brother VIP Kosova.

Ajo t’i moderoj diskutimet ngjarjet në detaje dhe çdo gjë tjetër rreth BB VIP Kosova, çdo të diele.

Me panele të ndryshme të të ftuarve, përfshirë edhe të eliminuarit e javës nga formati, nën drejtimin e Elitës, të gjitha ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme do të trajtohen e komentohen si kurrë më parë në 360 gradë.

Kjo do të jetë përvoja e dytë e saj në emisionet e këtij zhanri, pasi e njëjta ka qenë opinioniste në edicionin e kaluar të emisionit Përputhen.

Big Brother VIP Kosova nis transmetimin nga data 5 dhjetor.

/Shqip.com