Lajme

Elisa Spiropali, politikania e vetme shqiptare që ndiqet në Instagram nga Ambasada e SHBA. Rastësi apo mesazh?

Një detaj në profilin zyrtar të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë në Instagram ka tërhequr vëmendjen. Profili zyrtar
@usembassytirana ndjek gjithsej 113 profile, mes tyre zyrtarë amerikanë, llogari të ambasadave të SHBA-së në vende të ndryshme, si edhe figura të artit, kulturës, medias dhe shoqërisë civile në Shqipëri.

Por në këtë listë ka një veçanti, Ambasada ndjek vetëm një politikan shqiptar. Nuk është llogaria e kryeministrit Edi Rama, as e ndonjë prej ministrave të qeverisë dhe kurrsesi ndonjë përfaqësues i opozitës.

Mes 113 profileve të ndjekura nga Ambasada Amerikane spikat emri i Elisa Spiropalit, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-ministre e Jashtme.

Në profilin zyrtar të Ambasadës, Spiropali rezulton të jetë e vetmja politikane shqiptare e ndjekur nga @usembassytirana.

Ky detaj, në një llogari institucionale që ndjek një numër relativisht të kufizuar profilesh, ngre natyrshëm pikëpyetje. A është thjesht një zgjedhje e rrjeteve sociale apo një sinjal për marrëdhënien që Uashingtoni ka ndërtuar me ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-drejtuesen e diplomacisë shqiptare?

Përgjigjja mbetet për t’u parë nga zhvillimet dhe lëvizjet politike në vijim.

Një element tjetër që i jep interes këtij detaji është marrëdhënia e Spiropalit me administratën amerikane gjatë kohës që drejtonte Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Më 24 shtator 2025, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, Spiropali mori pjesë në një darkë transatlantike në Nju Jork.

Pra, një ndjekje në Instagram mund të jetë thjesht një veprim i zakonshëm në rrjetet sociale. Por fakti që Spiropali është e vetmja emër politik shqiptar në listën prej 113 profilesh e bën këtë një detaj që, të paktën, ia vlen të vëzhgohet.

Rastësi apo mesazh? Këtë do ta tregojnë zhvillimet e ardhshme.

©️Shqip.com