Sport Shqiptar

Eliminohet Gjilani

Gjilani e ka përfunduar aventurën në garat evropiane, pasi në ndeshjen e kthimit, në stadiumin “Fadil Vokrri, është mposhtur nga Progres Niederkorn me rezultat 0-2.

Në takimin e parë në kuadër të rrethit të parë kualifikues të zhvilluar në Luksemburg, skuadrat ishin ndarë baras (2-2).

Skuadra nikoqire nga minuta e 14-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Egzon Sinani u përjashtua me karton të kuq.

Rezultati u zhbllokua në fraksionin e dytë të lojës me golin e Antoine Mazure-Hanus (65’), i cili u asistua nga Kenny Mixtur.

Në minuta e mbetura, ekipi i Gjilanit nuk ia doli të realizonte që së paku ta dërgonte sfidën në vazhdime, ashtu që nuk mundi të kualifikohej në raundin e dytë të kësaj gare.

Për më shumë, Walid Jarmouni e realizoi edhe golin e dytë për ekipin vizitor në minutat shtesë.

/Shqip.com